Depoja, arka dhe librat — në një sistem të vetëm

Pranimi i mallit, transferi mes njësive, fatura, pagesa dhe raporti janë e njëjta punë e parë nga kënde të ndryshme. StokiT i mban në një bazë, që gjendja të mos varet nga fleta e fundit e Excel-it.

Punon në shfletues — në zyrë, në banak dhe në tablet në depo.

Paneli kryesor
Vlera e stokut
Shitjet sot
Borxhi i klientëve
Pranim malli
Stoku
Faturë
Arka

Një dokument i konfirmuar lëviz stokun, koston dhe paranë në të njëjtin çast.

Çfarë mbulon

Modulet nuk janë programe të veçanta që flasin me njëri-tjetrin një herë në natë. Janë e njëjta bazë: një pranim i konfirmuar e ndryshon stokun, koston mesatare dhe borxhin ndaj furnitorit menjëherë.

Depo dhe stok

Pranime, dalje të brendshme, transfer mes njësive dhe numërim me fletë të printueshme. Kostoja mbahet mesatare e peshuar dhe rillogaritet në çdo hyrje.

Blerjet

Furnitorët, çmimet e fundit, pranimi i mallit dhe faturat me vërejtje. Importi vjen nga DUD-i me koston e zbarkimit të shpërndarë mbi rreshtat.

Shitjet

Ofertë → porosi → faturë, me fletërezervim të stokut dhe kredit nota. Çmimi vjen nga çmimorja e blerësit, jo nga kujtesa e shitësit.

Arka (POS)

Shitje me barkod në banak, me çmimin e llogaritur në server, ndërrimet e arkës dhe çiftëzimin e çdo terminali me çelësin e vet.

Skaneri (PDA)

Pranimi dhe transferi bëhen aty ku është malli, me pajisje dore që lidhet me çelësin e vet dhe lejet e veta.

Financat

Arka dhe banka, pagesat, borxhet e klientëve dhe furnitorëve, plani kontabël dhe periudhat — një dokument nuk postohet në periudhë të mbyllur.

Prodhimi

Normativat, prodhimi dhe shpërbërja: përbërësit dalin nga stoku dhe produkti hyn me koston e tyre, jo me një çmim të shkruar me dorë.

Raportet

Kartela e artikullit dhe e subjektit, gjendja për njësi, aktiviteti i shitjes dhe gjurma e çdo lëvizjeje deri te dokumenti që e shkaktoi.

Pamje nga sistemi

Ekrane të vërteta, jo maketa — nga një instalim shembull me të dhëna demo.

Paneli kryesor: shitjet e ditës, vlera e stokut, arka dhe ç’kërkon vëmendje.
Paneli kryesor: shitjet e ditës, vlera e stokut, arka dhe ç’kërkon vëmendje.
Arka: barkodi, çmimi i blerësit, stoku dhe fatura që formohet ndërsa skanon.
Arka: barkodi, çmimi i blerësit, stoku dhe fatura që formohet ndërsa skanon.
Kartela e artikullit: gjendja për njësi, minimumi dhe vlera me koston mesatare.
Kartela e artikullit: gjendja për njësi, minimumi dhe vlera me koston mesatare.

Si punon

Tri hapa, dhe i pari bëhet një herë.

  1. 01

    Ngre regjistrat

    Njësitë, artikujt, subjektet, çmimoret dhe rolet e përdoruesve. Kush çfarë sheh dhe çfarë mund të ndryshojë vendoset këtu, jo më vonë.

  2. 02

    Punon dokumentet e ditës

    Çdo dokument nis si draft dhe lëviz stokun ose paranë vetëm kur konfirmohet. Deri atëherë mund të ndryshohet pa lënë gjurmë të gabuar.

  3. 03

    Lexon gjendjen

    Paneli, kartelat dhe raportet lexohen nga të njëjtat lëvizje që shkruan puna e ditës — pa mbledhje të dytë, pa rakordim në fund të muajit.

Si është ndërtuar

Detajet që nuk duken në demo, por vendosin nëse sistemi mbahet pas dy vjetësh.

Shumë njësi, një bazë
Çdo rresht i përket organizatës dhe degës së vet; përdoruesi sheh vetëm degët që i janë dhënë.
Leje sipas rolit
Shikimi, krijimi, konfirmimi dhe aprovimi janë leje të ndara — arkatari nuk mbyll dot periudhën.
Gjurmë auditimi
Kush e ndryshoi, kur dhe çfarë kishte para — ruhet para dhe pas, jo vetëm data e fundit.
Periudhat kontabël
Muaji i mbyllur nuk pranon dokument me datë brenda tij, sado i vogël qoftë korrigjimi.
Numërator dokumentesh
Numrat jepen brenda transaksionit të dokumentit, për degë dhe vit — pa dy fatura me të njëjtin numër.
Shqip dhe anglisht
I gjithë sistemi flet të dyja gjuhët, me një klikim, pa e ndryshuar asnjë rrugë.

Gati për ta parë nga brenda?

Hyni me llogarinë tuaj, ose kërkoni një qasje nëse ende s'e keni.

Hyr në sistem
StokiT — stoku, shitjet dhe financat në një sistem